
Pranime
Janë hapur regjistrimet për vitin e ri shkollor
Pranimet për vitin shkollor 2026–27 janë të hapura. Vendet janë të kufizuara — na kontaktoni për një takim njohjeje dhe një vizitë në shkollë.
Lajme & Njoftime

Pranime
Pranimet për vitin shkollor 2026–27 janë të hapura. Vendet janë të kufizuara — na kontaktoni për një takim njohjeje dhe një vizitë në shkollë.

Akademike
Një pjesë e mirë e maturantëve tanë kanë vijuar studimet jashtë vendit, në universitete me emër dhe me traditë. Kjo mbetet matësi më i drejtë i punës që bëhet këtu.

Të ftuar
Ndër vite, salla jonë ka pritur shkrimtarë, përkthyes, akademikë dhe njerëz të fushave të ndryshme — Edmond Tupja, Flutura Açka, Sherif Bundo e të tjerë — që kanë ardhur të flasin drejtpërdrejt me nxënësit tanë.
Jeta Shkollore
Këtë vit shkollor nisin sërish provat për shfaqjet tona — nga tragjedia te komedia — bashkë me programin për festat e nëntorit. Nxënësit e interesuar mund të bashkohen me grupin.
Jeta Shkollore
Nxënësit tanë kanë çuar ndihmë humanitare te “SOS — Fshati i Fëmijëve”, te azili i pleqve dhe te Qendra Komunitare për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara, kanë pastruar ambientet përreth gjimnazit dhe kanë udhëtuar nga Dajti te Saranda dhe Prizreni.

Akademike
Sesioni simulues i vitit 2025 solli mesataren më të lartë të regjistruar deri tani në gjimnaz.