Kalo te përmbajtja

Jeta Shkollore

Shkolla nuk mbaron te zilja

Klubet, olimpiadat dhe projektet janë vendi ku nxënësit zbulojnë çfarë i intereson vërtet.

Klubet tona

Klubi i Teknologjisë

Programim, robotikë dhe projekte që nisin nga një ide e nxënësve.

Klubi i Matematikës

Përgatitje për pjesëmarrje në olimpiada kombëtare.

Klubi i Volejbollit

Stërvitje javore dhe ndeshje mes shkollave gjatë gjithë vitit.

Klubi i Letërsisë

Lexime të përbashkëta, shkrim krijues dhe mbrëmje poezie.

Klubi i Debatit

Argumentim formal në shqip dhe anglisht midis nxënësve.

Klubi i Teatrit & Filmit

Prodhime vjetore mbi skenë dhe pas kamerës.

Kujtime ndër vite

Në bibliotekën e shkollës

Në bibliotekën e shkollës

Aktivitetet

Aktivitete në gjimnazin tonë

Shfaqje, projekte, nisma humanitare dhe udhëtime — brenda mureve të shkollës dhe larg tyre.

Brenda shkollës
  • Vënia në skenë e tragjedisë “Romeo dhe Zhulieta”
  • Vënia në skenë e dramës “Gjaku i Arbrit”
  • Vënia në skenë e komedisë “Pallati 176”
  • Shfaqje për festat e 28–29 Nëntorit
  • Shfaqje në Ditën e lumturimit të Nënë Terezës
  • Projekti në temën “Historiku i Lojërave Olimpike”
  • Aktivitet në Ditën e Mësuesit (7 mars)
  • Matura ndër vite
Jashtë shkollës
  • Ndihmë humanitare në “SOS — Fshati i Fëmijëve”
  • Ndihmë humanitare në azilin e pleqve
  • Ndihmë humanitare në Qendrën Komunitare për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara
  • “Të pastrojmë Tiranën” — pastrimi i ambienteve përreth gjimnazit
  • Guidë turistike në Dajt, Razëm, Sarandë, Krujë, Prizren dhe Pogradec
  • Aktivitet për 100-Vjetorin e Pavarësisë
  • Panair mbi edukimin dhe arsimin
  • Panair mbi arsimin universitar jashtë vendit